Kryegjyqtarja e ‘TIK-TOK’ nën hetim , ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit për verifikim të ambienteve të zyrës
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës Enkeleda Kapedani.
Kjo e fundit është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi i ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



