E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: 25 maji do të tregojë bindjen qytetare për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit
Politikë

Kryemadhi: 25 maji do të tregojë bindjen qytetare për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit

Kryemadhi tha se nesër qytetarët shqiptarë do të jenë në Bulevarin Dëshmorët e Kombit për ti dhënë “boll më këtij regjimi diktorial e kriminal”.

“25 Maji është një ditë e cila do të tregojë edhe njëherë jo vetëm vendosmërinë, jo vetëm angazhimin, por mbi të gjitha do të tregojë bindjen qytetare që kanë sot shqiptarët për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë jo vetëm një njeri, sepse ne nuk e kemi betejën me njeriun, por për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit, sistemin e grabitjes së qytetarëve, sistemin e marrjes shpirtit të shqiptarëve nëpërmjet krimit të organizuar, bandave të tij dhe elementëve të cilët dashje pa dashje, duam apo s’duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen, kanë varfëruar Shqipërinë dhe kanë shkatërruar sistemin e vlerave.

Nesër në orën 19:00 të gjithë do të jenë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne s’do të jemi atje as si forcë politike, as si njerëz që na pëlqen të merremi me politikë, por do të jemi si qytetarë për të thënë që ne i themi ‘boll’ këtij regjimi diktatorial, kriminal, i cili po i merr shpirtin çdo ditë e më shumë shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.