E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Dogjëm mandatet, bojkotuam zgjedhjet, por u tradhtuam nga pengu Basha
Lajme

Kryemadhi: Dogjëm mandatet, bojkotuam zgjedhjet, por u tradhtuam nga pengu Basha

“S’kam besuar te Reforma në Drejtësi!”

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat tha se nuk e kam besuar kurrë Reformën në Drejtësi.

kryemadhi

Kryemadhi tha se Reformën në Drejtësi është selektive dhe kjo është vërtetuar nga deklarata e SPAK për masat e sigurisë ndaj saj dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli.

Ndër të tjera, ajo tha se partitë politike i bëjnë të gjitha, duke rikujtuar djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve, por në rastin e tyre opozitë, ata u tradhtuan.

“Dogjëm mandatës se donte opinioni publik, por shkoj na shiti ai tjetri që ishte peng me paret rusë”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo theksoi se nëse opozita nuk bashkohet, çdo njeri tjetër i shërben autokracisë.

Kryemadhi: Nuk e kam besuar kurrë reformën në drejtësi, e cila është selektive dhe dje deklarata tregoi haptas që është nga departamenti i Ramës. Nuk e kam besuar, por partnerëve ndërkombëtar do u jap mundësinë të mos më thonë nesër që nuk kontribuove  por e sabotove. Unë nuk e kam sabotuar me 6 paditë e mia për inceneratorët.

Partitë politike i bëjnë të gjitha dhe ne i bëmë të gjitha, a e gjuajta me çizme unë Edi Ramën. A e votuam ne Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota dhe na morën për injorantë përfaqësuesit e ambasadave. Dogjëm mandatës se donte opinioni publik, por shkoj na shiti ai tjetri që ishte peng me paret rusë.

Bojkotuam zgjedhjet, i bëm të gjitha, dhe ja ku jemi sot. Nuk kam çfarë të bëjnë më partisë politike. Nëse opozita nuk bashkohet, çdo njeri tjetër i shërben autokracisë. Tani që vdiq dhe Gyleni, e kemi kopjen e Erdoganit në Shqipëri. Burgos opozitën, merr peng.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.