Kryemadhi flet pas takimit me ambasadorin John Richmond, ja mesazhi i saj
“E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj në Facebook.
POSTIMI I PLOTE
E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant. 🇦🇱🇺🇸
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



