E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi i përgjigjet Metës: Propagandë me nepotiz, partitë politike kanë të bëjnë me meritokracinë
Lajme

Kryemadhi i përgjigjet Metës: Propagandë me nepotiz, partitë politike kanë të bëjnë me meritokracinë

Këtu votohet, nuk emërohet

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Konventën e ditës së sotme, i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës sa i përket lidhjeve nepotike brenda PL.

monika kryemadhi

Kryemadhi u shpreh se sipas saj me fjalën ‘nepotizëm’ po bëhet propagandë, pasi partitë politike kanë të bëjnë me meritokracinë dhe jo me emërime.

“Për nepotizimin, i qëndroj prapë idesë që të mos bëhet propagandë, se në një partitë politike ka të bëjë meritokracia. Vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emërohen”, deklaroi ajo.

Monika Kryemadhi:  5 proritetet e PL kanë qenë qe në themelim të LSI dhe do vijojmë t’i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndermend të flisja, por përderisa isha vendosur në axhende, i qëndroj dy propzimeve të mia.

E para për buxhetimin e grave kandidate që do të kandidojnë për deputet dhe këshilla bashkiakë, është diçka e domosdoshme për të gjitha gratë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një buxhet të veçantë për fushata, sepse sot në kushtet përballë krimit, parasë së krimit, është shumë veshtirë për të kandiduar dhe për të bërë një fushatë të ndershme. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë pëlqimimi i kandidatëve ta çojnë në 50-70%.

Propozimi numër dy, për nepotizimin, i qëndroj prapë që të mos bëhet propagandë, se në një parti politike ka të bëjë meritokracinë. Vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emërohen. I shtoj edhe për konfliktin e interesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.