E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi nga Teatri Kombëtar: Makutëria e një të çmenduri ka kaluar çdo masë
Publik News

Kryemadhi nga Teatri Kombëtar: Makutëria e një të çmenduri ka kaluar çdo masë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se rasti i Teatrit Kombëtar është absurd dhe se “makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë”.

kryemadhi-2-600x350

Kryemadhi tha se nuk ka parë asnjë vend të rrënojë kulturën e tij, ndërsa shton se kjo çështje nuk është urgjencë.

“Sot, siç është zgjuar çdo shqiptar, do doja të ishte zgjuar dhe drejtësia dhe të qëndronte në krah të tyre dhe jo të zvarrisë çdo proces. Ky është një ngërç idiot që ka krijuar Rama në marrëdhënie me qytetarët, artistët. Rasti i teatrit është absurd, ku makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë. Është një koalicion qytetar, sese këtu ma qindra e mijëra qytetarë që nuk kanë bindje politike. Ata janë ekstremistë, në kuptimin e mirë të fjalës, që kanë qenë në mbrojtje të teatrit.

Nuk kam parë asnjë vend të rrënojë kulturën e tij. Rama ka Piramidën, le të shkojë ta ndërtojë atë. Nuk është sot emergjenca dhe problemi i madh, që zgjidh varfërinë dhe situatën në të cilën janë shqiptarët, shembja e teatrit. Nëse ne do ngelemi të na mbrojnë diplomatët teatrin, keq më vjen që e paska marrë ferra uratën. Ne jemi shumë të qartë në strategjinë për mbrojtjen e teatrit, që nuk ka të bëjë me forcën, por me moralin. Është beteja e moralit përballë imoralitetit”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.