E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi nxjerr dokumentin: Drejtësia më goditi duke përdorur një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë
Lajme

Kryemadhi nxjerr dokumentin: Drejtësia më goditi duke përdorur një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi e cila u la në detyrim paraqitje nga GJKKO për dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, pretendon se për të goditur atë është përdorur një ligj i shfuqizuar 4 vite më parë. Ndaj Kryemadhit, GJKKO caktoi masën detyrim paraqitje për akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurive. Ndërsa Ilir Meta u la në burg për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi e quan politike procesin ndaj saj, ndërsa shton se drejtësia e re po vepron me ligje të vjetra.

Kryemadhi ka publikuar dokumentin e vitit 2020 ku shkruhet “Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar, shfuqizohet në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Po ashtu, deputetja e PL ka publikuar edhe dokumentin nga dosja hetimore e SPAK e firmosur nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi ku shkruan se masa e sigurisë ndaj saj është cakuar mbi këtë ligj të shfuqizuar nga Kuvendi.

Reagimi
Drejtësia e re me ligjet e vjetra.
Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.
Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.
Kjo është drejtësia që duam?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.