Kryemadhi PARALAJMËRON Ramën: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj ‘gjerë e gjatë’
Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të bëra sot prej tij në drejtim të kryetares së LSI-së dhe opozitës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së paralajmëron Ramën se nesër do t‘ia shpjegojë “fabrikën e parave”.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.
Gjatë konferencës për media të mbajtur sot, Rama tha se është shumë e qartë që ka një plan për të lidhur Lulzim Bashën me zinxhirët e Monika Kryemadhit, për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve”, tha Rama.
Kreu i qeverisë e konsideroi po ashtu Monika Kryemadhin një notere ose përmbaruese në shoqërinë aksionere me ortakë Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




