Kryemadhi pas mbylljes së fushatës në Tiranë: Në zgjedhjet e së dielës votoni numrin e bekuar 6
Pas mbylljes së fushatës elektorale në Tiranë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shkruan në një postim në rrjetet sociale se është pa fjalë nga pjesëmarrja e madhe në këtë aktivitet.

Ajo u bën thirrje shqiptarëve që të votojnë numrin e bekuar 6 në zgjedhjet e së dielës.
Reagimi i plotë:
Faleminderit Shqipëri! Mirënjohje pafund Tirana! Ju prisja, por erdhët kaq shumë. Jam pa fjalë dhe me mirënjohje në zemër. Të dielën do të jemi të gjithë bashkë, në shtëpinë e shqiptarëve që mban numrin e bekuar 6.
Voto 6 🗳
Voto LSI 🌹
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



