E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Paskemi “taksë koronavirusi”, e  paguajmë tek fatura e energjisë elektrike
Lajme

Kryemadhi: Paskemi “taksë koronavirusi”, e paguajmë tek fatura e energjisë elektrike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se egziston një taksë për koronavirusin të cilën e paguajmë në faturën e energjisë elektrike.

Në një intervistë gjatë emisionit “Çim Peka Live”, Kryemadhi deklaroi se do të merret dhe të shohë se çfarë është kjo taksë në të vërtetë.

“Atje janë figurat politike dhe publike në shesh. Nuk ka protestë pa lider. Protesta pa lider nuk ka. Cili është efekti. Shqipëria është abuzive, edhe energjia elektrike. A e dini ju që paskemi një taksë për COVID-in që e paguajmë në faturën e energjisë elektrike. Unë nuk e dija, ma ka thënë mami, kur kishte paguar 10 mijë lekë taksë për COVID-in. Do merrem dhe të shohë se çfarë është kjo taksë. Taksë COVID-i kur kemi mbi 1 mln kontrata, ndërkohë që të gjitha shpenzimet për ilaçet, shqiptarët i paguan vetë. E gjitha është një rreth vicioz për t’u marrë me Bashën” – tha Kryemadhi.

Teksa komentoi debatin brenda Partisë Demokratike, Kryemadhi u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të shihet një situatë tjetër brenda opozitës.

“Mendoj që largimi i gjithë metodologjisë së punës që Basha ka bërë, është kopje e riciklueshme e Edi Ramës, fajin e ka qytetari. Rama ble, nuk fiton. Nëse do fitonte, nuk do i kishte fermerët në protestë. Ne nuk kishim pse të angazhoheshim në fushatë, kandidatët ishin të Komisionit të Rithemelimit. Nuk mund ta them që është debat i brendshëm i PD-së, por është debat i gjithë shqiptarëve. Ky është debat i gjithë Shqipërisë. Opozita është e shitur tek Edi Rama. Një opozitë e përçarë nuk e rrëzon dot Edi Ramën. Zgjedhjet lokale janë pas një viti, dhe normalisht atë që do shohësh do kesh një sjellje tjetër. Jo vetëm brenda deputetëve të PD-së, por edhe një reagim tjetër brenda PS-së. Kjo ishte garë brenda Rilindjes. Opozita gjithmonë e ka ngrënë, e ka ngrënë që në momentin. Gabimi im, që i dha pa kushte pa çdo lloj atributi Bashës që të drejtojë opozitën. Basha e ka në rregull në terezinë e tij, shet apartamente në portin e Durrësit. Unë mendoj që është aty. Nuk është vetëm tek porti” – tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaron se një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë kanë biznese të lidhura me Rusinë, duke përmendur midis tyre, burrin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca.

1

Përmes një interviste të dhënë në Syri Tv, teksa komentoi sanksionet e vendosura ndaj Moskës, Kryemadhi apeloi gjithashtu marrjen e masave nga qeveria në lidhje me importet e ushqimeve.

“Tre çereku i tyre kanë biznese me Rusinë, burri i zonjës Krifca që nxorri të dhënat e pagës, a nuk ishte ai kompania? Këtu ka kaq shumë ngjarje dhe skandale sa që ne harrojmë thelbin e asaj.

Doli Niko Peleshi tha s’ka nevojë për rezolutë, erdhën me rezolutë pastaj. Filloni merrni masa për ushqimin, se ne miellin, vajin, qumështin, i marrim nga Serbia. Serbia është bërë lidere në Ballkan”, deklaroi Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.