E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi për shtyrjen e seancës ndaj Metës: Në gjyq pashë tre musketierët e drejtësisë së Ramës
Lajme

Kryemadhi për shtyrjen e seancës ndaj Metës: Në gjyq pashë tre musketierët e drejtësisë së Ramës

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kreut të PL Ilir Meta në GJKKO.

Kryemadhi: Sapo pashë 3 musketierët e drejtësisë së Ramës, dhe gjyqtarin Erjon Çela, seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur. Na u la vetëm 3 orë kohë. Për tre orë duhet të shohim të gjitha provat. Ndoshta ai e di që nuk ka asnjë provë ndaj mendoi se aq mjafton.
Materialei e dosja që është shpërndarë në media, u shkel neni për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Dua ë theksoj që kjo godinë nuk është drejtësia e re por departamenti i marrëdhënieve të mashtrimit të Ramës.
Sot kuptova që veglat një përdorimshe të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga të zeza. Nuk ka më shpresë për një sistem drejtësia të kapur e manipuluiar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.