E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Rama i çoi paratë e shqiptarëve te McGonigal. Kryeministri nuk erdhi sot por nuk shpëton dot
Lajme

Kryemadhi: Rama i çoi paratë e shqiptarëve te McGonigal. Kryeministri nuk erdhi sot por nuk shpëton dot

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas kaosit në Kuvend duke thënë se “kemi një diktaturë”.

kryemadhi

Kryemadhi: Është kriminale, sot seanca tregoi se këtu demokraci nuk ka por ka një diktaturë atë të injorancës në radhë të parë dhe më pas ajo politike se paratë e shqiptarëve kanë shkuar te McGonigali dhe me këto para shkuan për të paguar atë. Ai është një individ që ka përdoru në mënyrë të paligjshme simbolet amerikane për të kërcënuar jo vetëm opozitën por edhe mediat dhe bizneset. Kemi një kryetare parlament që përjashtoi Bardhin se i tha kukull, por merecenarizmi që përdor Nikolla në Parlament nuk i shërben demokracisë.

Pyetje: A mund të delegohet interopelanca

Kryemadhi: Nuk mbaj mend të delegohet interpelanca, dua të theksoj se Edi Rama projektet më madhorë si ai i Portit të Durrësit nuk i firmos vetë, firmosi Besart Kadia me Alabarin. Më vjen keq se mazhoranca edhe nëse ka pas dy fije tru tani nuk ka më dhe dua të theksoj se me vërte Edi Rama erdhi sot po nuk ka për të shpëtuar dot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.