Kryemadhi : Rama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e mandatit të parë e jo më të fitojë të tretin
Zonja Kryemadhi shprehet se mandati i dytë për Edi Ramën ishte “dhuratë” edhe për shkak të marrëveshjes së 17 majit.
Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një tërmet i vërtetë.
“Nuk mund të ketë një mandat të tretë kur ai nuk ka realizuar premtimet e mandatit të parë. Ky që ka premtuar shëndetësi dhe arsim falas, lëvizje të lirë, Shqipëria anëtare të BE-së, ka rritur taksat, ka lënë pagat në vend. Mandati i dytë iu bë dhuratë edhe nga Partia Demokratike, edhe nga marrëveshja e 17 majit. Tashmë shqiptarët e panë ndryshimin nga një mandat që ishte me LSI-në që e mbajti në frena dhe në mandatin e dytë, ku Shqipëria ra 28 vende poshtë për biznesin. Tërmeti i radhës është tërmeti i 25 prillit, që do të jetë një votë plebishitare. Ne e njohim Ramën shumë mirë. Rama pikën më të fortë ka pasur marrëdhënien me publikun. Mjafton të kujtojmë fasadat që na çuditi. Kur hyje brenda, Ministritë ishin katastrofë. Ai ngriti një fasadë të bukur. Ilir Meta e ka propozuar Edi Ramën si kryetar bashkie. Parkun Rinia e ka bërë Ilir Meta me buxhetin që i dha bashkisë”, theksoi ajo në Zonë e Lirë.
E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Kryemadhi tha se është pro edhe të mbylljes së shkollave, ndërsa ka prezantuar një mënyrë se si mund të mësojnë nxënësit e klasave të para, dyta, treta dhe katërta.
Sipas kryetares së LSI do ishte e arsyeshme kthimi i mësuesve në pension, kthimi i mësuesve që janë hequr nga puna për arsye politike dhe të krijohet mësuesi në komunitet, ku vetëm një arsimtar do të mësojë 4 apo 5 nxënës.
Kryemadhi: Mendoj që jemi të dërmuar nga karantina e parë, Ekonomikisht, psikologjikisht dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për çdo gjë. Mendoj se duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë në menaxhimin e kësaj situate. Karantina kërkon përveçse një bashkëbisedim total të njerkëve që dinë dhe kuptojnë nga situata ku jemi, mendoj se është e domosdoshme që t’i japim një zgjidhje kësaj. Politikisht sa më pak të flasim është më mirë.
Jam kundër një karantine të dytë.Karantina anulohet duke bërë testime masive.
Shkollat duhet të mbyllen, sepse janë qendrat kryesore të shpërndarjes së COVID dhe krijimin e klasave jo më shumë se katër apo pesë persona. Të ketë mësues në komunitet, duke u kthyer mësuesit në pension, ato që kanë hequr për arsye politike, flasim për mësuesit e klasave të para, dyta, treta dhe katërta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



