E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi thirrje Ramës: Mos bëj humoristin, po zbato 5 pikat tona e takohemi tek PD-ja
Politikë

Kryemadhi thirrje Ramës: Mos bëj humoristin, po zbato 5 pikat tona e takohemi tek PD-ja

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se nëse shefi i qeverisë, Edi Rama do të takohet me opozitën për reformën zgjedhore edhe në selinë e PD, sic deklaroi ky i fundit një ditë më parë, duhet të kthejë përgjigje për 5 kushtet që opozita pret përgjigje.

Kryemadhi nënvizoi se platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr sic tha ajo vendin nga kriza.

Pyetje: PD propozoi një formulë ekstraparlamentare per reformen zgjedhore, ku do marre pjese perfaqesues nga PD, PS dhe te huaj…

Kryemadhi: E para s’është e vërtetë, është një strukturë strategjike, do te thote një palë perfaqesues nga mazhoranca, nje pale nga opozita dhe nga ndërkombëtarët që kanë qenë kryesorët që janë marrë me cështjet zgjedhore.

Por ajo që është propozuar është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut që janë shumë të rëndësishme kshq e gjithë kjo sturktureë me kushte e nënkushte, janë të domosdoshme që duan zgjidhje dhe është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza. Basha nuk perfaqeson PD, por përfaqëson opozitën.

Pyetje: PS e ka bere te qarte se nuk e pranon këtë strukturë, cili do jete qëndrimi juaj?

Kryemadhi: Ne do vazhdojmnë në axhedën tonë kjo dmth që Rama ka qene perhere pengese dhe kunder dialogut, tregon se Rama ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, sështë më cështja cfarë thotë Rama, është si të nxjerrim vendin nga kriza.

Pyetje: Rama ka thene se eshte i gatshem të vij në PD për të diskutuar per reformen zgjedhore.

Kryemadhi: Të vijë ai por në emër të PD ka 5 kushtet që ia kemi vënë, pastaj hajde flasim, se ai është humorist i devotshëm sidomos kohët e fundit që kemi mbet edhe pa humorist.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.