E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi:LSI si një forcë e vërtetë opozitare në një moment kritik për demokracinë
Politikë

Kryemadhi:LSI si një forcë e vërtetë opozitare në një moment kritik për demokracinë

 LSI mbledh kryesinë, Kryemadhi: Na sulmuan që ti japin pushtet oligarkisë

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Kryesinë e partisë, ku gjatë fjalës së saj kryetarja, Monika Kryemadhi nënvizoi domosdoshmërinë e riorganizimit dhe ristrukturimit të partisë.

“Na duhet një LSI e Qartë dhe e vendosur që të ndjekë një axhendë pa kompromise që do synojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë”, tha Kryemadhi

U sulmua pabesisht, por tregoi qëndrueshmëri, rritje dhe vitalitet. Sot kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh në numër por shumë më cilësor edhe me të rinj me të gjitha potencialet për të qenë një opozitë përfaqësuese profesionale dhe luftarake me integritet përballë një pseudomazhorance që është pakica e shqiptarëve dhe jo shumica.

Është detyra e kësaj kryesie për të udhëhequr të gjithë angazhimin e forumeve drejtuese të LSI në të gjithë vendin për të përmbushur me sukses rolin e ri të LSI si një forcë e vërtetë opozitare në një moment kritik për demokracinë e të drejtat e qytetarëve.

Na duhet një LSI e qartë dhe e vendosur për të ndjekur një axhendë të qartë e të pakompromis që synon mbrojtjen e demokracise dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjen e interesit publik, ndarjen e politikës dhe policisë nga krimi dhe malavita, vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, dhe natyrisht rikthimin e integrimit europian si prioritet madhor për të ardhmen e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.