Kryeministri batuta me sportistët/ Kur gjuan kundërshtarin mendo “Rama ik!”
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e tij “Flasim” ftoi 7 kampionë të sportit, Luiza Gegën, Briken Çaljan, Erland Qerimajn, Alban Beqirin, Majalinda Kelemendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.
Gjatë bashkëbisedimit, nuk kanë munguar as batutat nga kreu i qeverisë. Rama pyeti Beqirin se kë ka ndërmend kur gjuan kundërshtarin, ndërsa boksieri tha se mundohet të jetë i qetë.
Por kryeministri i sugjeroi që në momentin që i gjuan kundërshtarin të mendojë “Rama ik!”
Pjesë nga biseda:
Rama: Kë ke në mend ti kur i gjuan kundërshtarit me grusht që të nxit që t’i biesh më fort?
Alban Beqiri: Nuk është se fokusohemi te dikush, por mundohemi të jemi sa më të qetë me çdo kundërshtar.
Rama: Mund të thoshe që të kam në mend ty dhe “Rama ik, Rama ik, Rama ik!”. (Bën me shenjë sikur grushton).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



