Kryeministri Edi Rama mbyll takimin informal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
Takimi i mbajtur në Vilën 30, në Tiranë, u përfundua pak më parë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimi u organizua në kuadër të procesit të Berlinit, me qëllim të diskutimit për një plan të ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike për rajonin.
Në takim mori pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili kontribuoi në bisedime për perspektivat e integrimit europian të rajonit.
Pas përfundimit të takimit, kryeministri Edi Rama ndau një foto në rrjetet sociale, ku shkroi se takimi konsistonte në prezantimin e “Planit të Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor”.
Në foto ishin prezentë Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, si dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabic.
Megjithatë, vlen të theksohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në takim pasi ishte i angazhuar në një konferencë në Kretë të Greqisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



