Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me tarifën në rrugën e kombit.
Ai shkruan se qeveria e Berishës kishte bërë një tender për ta vendosur tarifën 8 – 9 euro, por kishte dështuar.
Ndër të tjera Rama shkruan se këtë kauzë opozita kërkon ta përdorë për tu larguar nga reforma në drejtësi.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan.
Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë!
Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan Rama. Ditën e shtunë u mbajt një protestë masive kundër tarifës për kalimin në rrugën e Kombit që varjon nga 5 euro për makinat në 22,5 për kamionët.
Pasi protesta agravoi në përdorimin e dhunës, 23 prej tyre u vunë në pranga.
Protestuesit prej 2 ditësh mbahen në policinë e Tiranës, ndërsa një tubim tjetër për lirimin e tyre po mbahet në kryeqytet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



