Kryeministri grek: Mbajtja e Belerit në burg, problem në marrëdhënien me Shqipërinë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur lidhur me mbajtjen në burg të fituesit të zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.
Mitsotakis thotë se është i shqetësuar si për mbajtjen e Belerit në burg dhe për faktin që Shqipëria refuzon t’i japë mundësinë të bëjë betimin.
“Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por edhe që Shqipëria refuzon t’i japë mundësinë të bëjë betimin, qoftë edhe nga kryetari i burgut… Është një shkelje e qartë e shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe, e vështirëson rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane…”, komentoi Mitsotakis gjatë konferencës për shtyp që dha në kuadër të pranisë së tij në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



