Kryeministri grek “retushon” Ramën nga fotoja e zyrtare e NATO-s!
Manovrat e Edi Ramës për të qetësuar ujërat me grekët, duket se nuk po japin efekt. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis duket se e ka futur në rreth të zi homologun shqiptar dhe raportet mes dy vendeve kanë prekur pikën më të ulët.
Rama ditët e fundit po tenton t’i bëjë qejfin Athinës, duke lejuar Fredi Belerin që të betohet si eurodeputet. Teksa Berisha po bën luftë të madhe për të shkuar në Parlament dhe nuk po merr dot leje, Beleri do të shkojë për 5 ditë në PE.
Publikimi i Mitsotakis
Por edhe kjo manovër duket se nuk e ka kënaqur Athinën. Kjo pasi Mitsotakis i ka dhënë një shuplakë të fortë Ramës. Kryeministri grek ka publikuar në Instagram foton e Samitit të NATO që u mbajt në SHBA dhe ka zhdukur kryeministrin shqiptar.
Nëse shihen të dyja fotot, kemi një retushim dhe Rama nuk është. Pra jemi në kufijtë e një skandali diplomatik.
Fotoja zyrtare
Ndërkohë mediat greke shkruanin sot se leja për Blerin u arrit përmes poresionit që Mitsotkais i ka bërë Ramës gjatë samitit.
“Bashkëpunëtorët e kryeministrit thanë se pas Këshillit të fundit Evropian, Mitsotakis kishte deklaruar optimizmin e tij se Beleri në fund do t’i jepej leja për të bërë betimin. Sipas të njëjtit informacion, proceset për dhënien e lejes janë intensifikuar ditët e fundit, ndërkohë që ky zhvillim duket se është vulosur në një takim të shkurtër të zhvilluar në margjinat e Samitit të NATO-s nga Ministri i Punët e Jashtme Giorgos Gerapetritis me homologun shqiptar të Ili Hassanit, i cili me sa duket kishte autorizim politik të Edi Ramës”, shkruanin mediat greke
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



