Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë pjesë sot në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit. Për shkak të pandemisë, takimi ka qenë virtual.
Në këtë samit gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bashkë me Kosovën bën pjesë dhe Shqipëria, nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër.
Kryeministri Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.
Në këtë takim përpos përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe lider të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.
Tema e Samitit të Sofjes, ishte Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.



