E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha : Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të migrantëve nga Afganistani.
Bota

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha : Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të migrantëve nga Afganistani.

Sllovenia aktualisht mban presidencën 6-mujore të BE-së.

“BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, shkroi Jansha në Twitter më 22 gusht.

Në vitin 2015 më shumë se 1 milion njerëz nga Lindja e Mesme, të cilët iknin nga luftrat dhe varfëria arritën në Bashkimin Evropian.

Kryeministri slloven paralajmëroi masa të fuqizimit të kontrolleve kufitare ndërsa tha se blloku 27-anëtarësh do të pranojë vetëm individë që ndihmuan misionin e NATO -s në Afganistan.

Mijëra afganë po synojnë të largohen nga vendi pasi kontrollin e morën talibanët pas 20-vjetësh të prezencës së forcave të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtarët e NATO-s përfshirë ata amerikanë filluan tërheqjen me 1 maj të këtij viti.

Talibanët po u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në vend dhe kanë ofruar një amnisti të përgjithshme.

Por, afganët kanë frikë nga hakmarrja e tyre dhe ende i kanë në kujtesë vitet e sundimit taliban 1996-2001 kur të drejtat e njeriut në Afganistan shkileshin në mënyrë brutale.

Talibanët kanë mbyllur pikat kryesore kufitare, por BE -ja është duke u përgatitur për rritjen e presionit migrues që vjen nga Afganistani në planin afatgjatë.

Disa vende të BE-së po bëjnë thirrje që refugjatëve t’u garantohet siguria në vendet fqinje me Afganistanin, para se BE-ja të marrë parasysh pranimin e migrantëve, përveç atyre që kanë punuar me forcat ndërkombëtare dhe disa individëve të rrezikuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila largohet nga pozita pas zgjedhjeve federale të 26 shtatorit, javën e kaluar bëri thirrje për veprim të koordinuar të BE -së mbi migracionin.

REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.