E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri kalon në delir/ Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë!
Publik News

Kryeministri kalon në delir/ Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë!

Ndërkohë që normalisht, duhej të ishte një analizë dhe marrje përgjegjësish për qeverisjen e vendit, ky kongres i PS-së, si lajtmotiv të vetëm ka pasur vetëm një plan për të fituar një mandate të tretë, sikur s`ka ndodhur kurrë në këto 30 vite pluralizëm.

Në fjalimin e tij Edi Rama, i cili ka kthyer jo më kot në ‘yll të Kongresin’ Vangjush Dakon e dosjes `339` ku del hapu se si u vodhën dhe u grabitën me shantazh votat në zgjedhjet e vitit 2017, kërkoi një mandate të tretë dhe 800 mijë vota. Njësoj siç kërkonte Enver Hoxha në kongreset e Partisë së Punës, kuintalët e grurit e misrit për hektarë.

‘Duke e nisur me disa fakte të thjeshta, disa të vërteta që është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush.

Një që PS-ja është më e fortë se ska qenë kurrë më parë në 30 vjet. kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetveten.

Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhje jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë.

800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar’, shpalosi planin e zgjedhjeve Rama.

Kryeministri Edi Rama ne Kongresin e Partise Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kongres edhe për ambiciet e mandatit të tretë qeverisës, por ka theksuar se  ‘mandatin e tretë për të qenë shembëlltyra e rraskapitjes do e kërkoni pa mua’.

“Mandat të 3 për tu bërë shëmbëlltyra e rraskapitjes shkoni kërkojeni pa mua, mund ta merrni po do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij ai ka sulmuar edhe mediat, duke thënë se ato që shohin në media janë gjëra dekurajuese dhe të pavërteta.

Rama e ka cilësuar Partinë Socialiste si ‘Champions League’, ndërsa për të tjerët thotë se janë ‘Besëlidhja e dytë’.

Kreu i PS thekson se kërkimi i mandatit të tretë duhet t’i bëjë socialistët të punojnë 3 herë më shumë dhe të jenë 3 herë më shumë energjikë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Kush paguan për zyrat që nuk hapen në 8 dhe njerëzit rinë në radhë?
Kush paguan për shefat që vijnë në punë në orën 10?
Paguan PS me besueshmërinë ndaj saj.
Ne jemi skuadër shumë e madhe, më e fortë, ne jemi Premier League, jemi Champions League, ata janë Besëlidhja e dytë.
Organizata Socialiste është aty për tu kthyer në një qendër graviteti politik, dhe rritja e fuqisë së gravitetit politik është ajo që duhet të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme.
Mos të tolerojmë që të mos plotësohet numri i detyrueshëm i grave.
Organizatat me burrat që s’lejojnë gratë duhen shkrirë.
Shkalla e ulët e komunikimeve të deputetëve me komunitetin është e papranueshme.
Cfarë shohin njerëzit nëpër media? Asgjë, shikojnë gjëra dekurajuese dhe të pavërteta.
Shikoja disa që ishin përpara meje që merreshim me mrroklla, jam i bindur që asnjë smerret me mrroklla për kongresin.
Jemi ne media më e madhe në Shqipëri, mediat nuk na mundin dot.
Kemi gjithë bashkitë e vendit, dhe e bëjmë shumë më mirë se të tjerët.
Për shkak të ‘bosh-it’, volumi dhe pesha duket më e madhe.
Duhet të jemi shumë të qartë, nuk na duhet një fitore e mandatit të 3 nëse s’bëhemi 3 herë më energjikë, 3 herë më të vetëdijshëm dhe 3 herë më rigorozë.
Mandat të 3 për tu bërë shëmbëlltyra e rraskapitjes shkoni kërkojeni pa mua, mund ta merrni, por do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar.
Mandat të tretë për të bërë 3-fishin e gjeravë që kemi bërë , po”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.