E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri njofton mbylljen e Call Center dhe biznesit fason: Çfarë rrezikojnë nëse nuk zbatojnë masat
Publik News

Kryeministri njofton mbylljen e Call Center dhe biznesit fason: Çfarë rrezikojnë nëse nuk zbatojnë masat

Kryeministri Edi Rama ka lajmeruar se edhe bizneset fasone dhe Call Center do te mbyllen nga neser e deri kur te perfundoje afati i dhene nga qeveria, por ne te kundert, nese nuk marrin masa per te mbrojtur punonjesit e tyre, do te mbyllen e do marrin persiper kostot e kesaj mbyllje per punonjesit e tyre.

 

Mbyllja e bizneseve fasone dhe Call Center vjen pas thirrjes qe beri kreu i PD Lulzim Basha.

Rama ne nje komunikim permes Facebook, tha:

“Kjo mase e skajshme për ti dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut ne territorin.

Sot kemi ndërmarre një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe Call Center qe do jene te mbyllura njësoj si te tjerat neser dhe deri ne fund te ketij afati, por jane te detyruara te respektojne te gjitha distancat teknike te sigurise dhe elementet e sigurise per cdo punonjes.

Ne rast se kur te rifillojnë aktivitetet, do te konstatohet se nuk kane kryer te gjitha detyrimet per te mbrojtur veten, punonjësit, e te gjitha familjet e kontaktet e tyre, jo vetem qe do te mbyllen por do te marrin persiper cdo kosto te kesaj mbyllje se ne kete rast eshte vetem neglizhenca e tyre.

Ne do ta mundim duke qene bashke, duke mos e pare asnje ndarke mes qytearit dhe shtetit. Qytetar dhe shtet sot jemi nje popull qe perbehet nga nje familje”.

DEKLARATA E KREUT TE PD: Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.