“Kryeministri nuk ka bërë kërkesë për autorizim”/ Meta për çështjen e detit: Deklaratat e Dendias të pavërteta!
Meta u shpreh se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga kryeministri Edi Rama për të dhënë një autorizim lidhur me këtë çështje.
Presidenti tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të dhënë sqarime të mëtejshme për pretendimet e ngritura.
Më heret Petrit Vasili kishte shkruar se Rama do te Çojë një tradhëtar(e) në Presidencë, që të shesë kufijtë detarë!
Sot tradhetia konsumoi ne parlament gjoja raundin e trete te zgjedhjes se presidentit pa kandidate ne vijim te farses se tradhetise.
Qellimi i Histerise se Rames per shkarkimin e Presidentit Meta eshte tashme shume i qarte e ne driten e diellit dhe ishte vetem e vetem shitja e kufirit detar.
Te gjitheve Rama ju duk arrogant dhe psiqikisht jo stabel, por jo jo nuk eshte as njera dhe as tjetra Rama eshte qartesisht nje tradhetar i mirekalkuluar ne qellimet dhe perfitimet e tij te errta.
Ministri jashtem grek Dendias nxori sheshit gjithshka kur tha:
“Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.
Pas pak ditesh Rama do te zgjedhe gjymtyren dhe instrumentin qorr, qe ja realizon qellimet e tij te zeza tradhetare ne presidence.
Kushdo, qe mbeshteti dhe mbeshtet kete farse tradhetie u be realisht bashkefajtor ne kete tradheti te larte te projektuar nga Rama.
Ramen e genjen kot mendja sepse Kufijte detare te Shqiperise nuk shiten kurre se i perkasin popullit qe i ka mbrojtur me gjak dhe do ti mbroje perseri deri ne fund.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



