E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama është peng i të pandehurës Belinda Balluku dhe krimit
Lajme

Kryeministri Rama është peng i të pandehurës Belinda Balluku dhe krimit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend mbi Buxhetin 2026, i bëri thirrje kolegëve socialistë që të reflektojnë dhe t’u vijë turp nga fëmijët e tyre.

Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai është vetëm figurant në qeveri dhe se për çdo vendim duhet pyetur zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, e lidhur sipas Bardhit me afera si tuneli i Llogarasë dhe ai i aeroportit të Vlorës.

Pjesë nga fjala e Bardhit:

“T’ua freskoj edhe një herë kujtesën kolegëve të Partisë Socialiste, se ndoshta, edhe mund t’u vijë turp nga fëmijët e tyre, para se të lexojnë fjalimin që u ka kërkuar partia. Ja, çfarë thuhet mes të tjerash në mesazhin që kompania turke i dërgon Belinda Ballukut disa javë përpara hapjes së tenderit të dytë për tunelin dhe që mjeshtrja e tenderave ia dërgon bashkëpunëtorit të saj:

‘Kjo është një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18 Gusht, menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e Tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit.’”

Bardhi akuzoi qeverinë për korrupsion të lidhur edhe me koncesionin e “Portit të Integruar” në Vlorë, duke theksuar se pronari i vërtetë i këtij koncesioni prej 60 milionë euro është një pensionist pa kualifikim, i cili punon për një oligark të Ramës. Ai kërkoi që socialistët të pyesin Ballukun për lidhjet familjare dhe biznesore të saj me aksionerët e pakicës në koncesionin e aeroportit të Vlorës.

“Po ju kërkoj të pyesni Belindën dhe jo Edi Ramën, sepse ju e dini që kryeministrin e keni peng tek Belinda Balluku. Përndryshe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër pse Edi Rama mban ende si krahun e tij të djathtë një të pandehur nga SPAK-u. Ata janë së bashku në krimin e vjedhjes së buxhetit të shqiptarëve,” theksoi ai.

Bardhi përfundoi me një mesazh të qartë:

  • Ky buxhet është fatura e pengmarrjes së kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

  • Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit dhe jo qytetarët.

  • Ne jemi kundër një qeverie që i shërben krimit dhe jo njerëzve.

“Ne votojmë KUNDËR — sepse jemi me Shqipërinë dhe jo me pengmarrësit e saj,” tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.