E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama jep lajmin : Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu vendoset në Budapestit
Lajme

Kryeministri Rama jep lajmin : Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu vendoset në Budapestit

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot një lajm emocionues.

Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu u vendos sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës për qytetin e Budapestit.

Monumenti i Skëndërbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

Ndërkohë edhe kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se “monumenti i Skënderbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve”.

 “Sapo në Budapest📍, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit. 🇦🇱❤️🇭🇺”, shkruan Veliaj.

Busti i Skenderbeut, Hungari
1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.