E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama propozon nismën: Deri në vitin 2030 do të ulim me 50% numrin e fataliteteve nga aksidentet rrugore
Politikë

Kryeministri Rama propozon nismën: Deri në vitin 2030 do të ulim me 50% numrin e fataliteteve nga aksidentet rrugore

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nismën e re për sensibilizimin dhe edukimin e fëmijëve për respektimin e sinjalistikës së qarkullimit rrugor.

Rama shkruan se do të shkohet shkollë më shkollë që fëmijët të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër.

Ai thekson se kjo nismë ka objektiv planin për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët sot të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër

Viti 2021: 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete! Domethënëse është ulja me 43% e probabilitetit që një drejtues mjeti i sapopatentuar të përfshihet në aksident rrugor

Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030

*Fotoalbumet janë shkëputur nga Këndi i Sigurisë Rrugore në shkollat 9-vjeçare “Drita Pelinku” dhe Dora d’Istria

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.