Kryeministri Rama:Nuk mbaj përgjegjësi kur dikush humbet PIN-in!
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se nuk mban përgjegjësi për ministrat e deputetë të PS, që janë arrestuar nën akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Gjatë fjalës në kongresin e PS, kreu i qeverisë theksoi se faji është i atij që shkel besimin dhe jo i atij që e jep, duke shtuar se “një parti nuk mban përgjegjësi kur dikush humbet PIN-in”.
“Më thonë: A je përgjegjëses pse zgjodhe këtë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jetë fajin e ka ai që të jep besim dhe jo ai që e shkel. Përgjegjësia është individuale, një parti s’mban përgjegjësi kur dikush humbet pinin. Ata mbajnë përgjegjësi si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit, në rolin që luajnë në ruajtjen e rendit. Ku e mban PS këtë përgjegjësi, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë ku kryeministri merrte peng Prokurorinë dhe me urdhër të tij policia nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me urdhër gjykata nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve”, u shpreh Rama
Edi Rama: “Jo për të luftuar me të vdekurit që gjallojnë. Forcat jonë sot duhet të përkthehet në vendime konkrete. Kjo familje s’është si familjet e tjera politike, të thonë çfarë të duan. Vetëm të këqijat i ka si ato, të ngjashme. PS është shqiptari, brumi pa të cilën politika shqiptare s’prodhon dot asnjë gram brumë.
Shqipërinë pa PD e përfytyroj, s’ka asnjë problem. Përfytyrojeni pa PS, edhe pallatin e kongreseve do e gjenit me të pyetur. Paratë e zeza të krimit dhe korrupsionit janë ta paaminstueshme. Por jo ato të fituara në të zezë. Këtë gjë e kemi vendosur dhe do e bëjmë, kjo u intereson shqiptarëve që kanë nxjerrë lekë nga puna dhe s’duhet t’iu bëjmë zbor për të sjellë lekë nga emigrimi dhe duan të bëjnë një shtëpi këtu.
Shqipëria se ka bërë kurrë këtë formalizmin të parasë që kur doli nga shpella e komunizmit. Koha për të ndryshuar është tani, këtë sot e kanë thënë me forcë një shumicë dërrmuese e shqiptarëve të pyetur në Këshillimin Kombëtar. Kjo është politikë për njerëzit. Është koha që PS të bëhet katalizatore e bashkimit rreth vlerave, të bëhet flamuri i bashkim-vëllazërimi për sigurinë, përkujdesjen, e mbështetjes reciproke të shqiptarëve. Është e rëndësishme të bëhemi bashkë, duhet ta bëjmë kulturë sjellje, vendimmarrje, kulturë në veprim. Kjo i duhet Shqipërisë, më shumë se sa çmimet sepse kjo i zbut edhe çmimet, kjo i duhet më shumë se çdo llogari që lidhet me PS, kush tjetër e bën këtë përveç PS.
Politikanë të lartë të lidhur me pushtetin, më lejoni të ndalem në këtë pikë sepse çuditërisht për mua, nuk e shikojnë atë çka duket e qartë, vendosmërinë e PS në përpjekje për të hapur rrugë të re për drejtësinë, ky është lajmi. Më thonë: A je përgjegjëses pse zgjodhe këtë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jetë fajin e ka ai që të jep besim dhe jo ai që e shkel. Përgjegjësia është individuale, një parti s’mban përgjegjësi kur dikush humbet pinin. Ata mbajnë përgjegjësi si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit, në rolin që luajnë në ruajtjen e rendit. Ku e mban PS këtë përgjegjësi, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë ku kryeministri merrte peng Prokurorinë dhe me urdhër të tij policia nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me urdhër gjykata nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve, Tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie” dhe kryeministri pa pikë turpi thoshte ‘do pres vendimin e formës së prerë’ . Mendoje sikur ta bëja unë. Fakti që s’jemi si ata është medalja e nderit për ne. Këtu është ndryshimi, ne jemi një frymë.”
Rama paralajmëron ministra e deputetë: Mos u çudisni kur të më shihni tek dera e SPAK me ndonjë për veshi nga këta!
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ministra e deputetë se ai vetë dhe PS nuk do behet avokate nese ata “shkelin ne derrase te kalbur” apo “u merr koka ere”.
Rama iu pergjigj zerave qe thone se ai “i leshon njerezit e tij”, duke theksuar se nuk duhet te çuditet njeri “kur te me shihni tek dera e SPAK me ndonje nga keta per veshi”.
Fjala e Ramës
Thonë pse po ha vetëm këtej nga ju sharra e SPAK-ut. Këtu unë nuk di ca të hem për sharrën e tyre por di ca të them per ne. Se ne as e kemi kapur drejtësinë as kemi dashur ta kapim drejtësinë se unë as nuk kam bërë shaka kur kam thënë duam më në fund një drejtësi të drejtë në këtë vend se ky vend nuk është i yni, është i fëmijëve tanë, e as bëj shaka kur ju them juve të gjithëve kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje, të shkojë të marrë avokatë. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, deputet, kryetar bashkie, dhe për asnjë zyrtar, anëtar i kësaj familje që thirret nga organet e drejtësisë.
Dëgjoj se dhe më vijnë, por pak nga zërat e brendshëm këtu por më vijnë zëra që thonë ky i gjati nuk të mban, ky të lëshon.
E thonë apo jo. Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e vet. Dëgjoni këtu, unë nuk lëshoj askënd në këtë familje, që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta, i vë gjoksin i vë fytyrën zërin në dispozicion, dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje, kur është fjala për punë, të cilat i kërkon detyra e gjithësecilit.
Unë jo vetëm që nuk mbaj e nuk mbroj asjnë që besimin e marrë nga zgjedhësit nga kjo familje e unë vet e përdor për ti ngrënë pas shpine zgjedhësit edhe familjen tonë politike edhe mua.
Që borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, por ia kam vetëm kësaj familje e këtij populli përvecse atyre që më kanë lënë mua mbiemrin që kam.
Pikërisht se jam edhe i gjatë si mund t’i mbroj e ti mbaj ata që më vënë në pozitë para disa të vegjëlve me mikrofona që më kërkojnë llogari për çfarë, për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni e nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër, se bota tjetër e jona është shumë afër, në Sharrë nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale nuk figurojnë në llogari.
Madje në Sharrë më mirë përgatituni të shkoni si dilja unë dikur në plazh se asgjë, nuk ju dalllon nga ata të tjerët atje kështu që dhe kostumet lërjani djemve se me burrat e kam.
Se na mban ai i gjati, të gjatit nuk ia beson njeri kur thotë ma bëjnë mbrapa krahëve, kjo është e vërtetë, dukesh si hajvan 2 metra, po mos u çudisni kur të më shihni tek dera e SPAK me ndonjë përveshi nga këta që duan t’i mbroj unë. Kjo është edhe për ministra e deputetë, s’po flas për nivele të tjera që i zgjedhim në emër të PS. Ka shumë deputetë që nuk shquhen për oratori, por flasin në terren.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



