E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE:Kemi pasur politikë konfliktuale për 30 vjet
Publik News

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE:Kemi pasur politikë konfliktuale për 30 vjet

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi thotë se Shqipëria për 30 vite ka pasur një politikë konfliktuale.

zef mazi

 

 

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Mazi deklaroi se shumë herë ka kritikuar qeveritë në Shqipëri, ndërsa theksoi se vetëm dialogu mund të çojë në zgjidhjet e problemeve.

“Kritikat që kam bërë ndaj politikës tonë janë publike. I kam bërë, por mënyra si i shikoj sot, është që zgjedhja që ka bërë kryeministri, i ka bërë nder kreut të qeverisë dhe mua. Rama më tha nëse je dakord dhe unë u mundova, sepse ishte nder për mua. Është një nder shumë i madh për mua, për këtë post që më është ofruar. Fakti që kemi politikë konfliktuatle për 30 vjet, e mesazhet e mia kanë qenë që ka një kufi dhe ne duhet të dialogojmë për problemet, derisa të ketë zgjidhje. Unë besoj se përpos retorikës, ka edhe veprime”, tha Mazi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.