E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryesia e Degës 9 në Tiranë firmos vendimin për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor
Publik News

Kryesia e Degës 9 në Tiranë firmos vendimin për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor

Kryesia e Degës 9 të Partisë Demokratike në Tiranë ka vendosur me unanimitet të plotë pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha përmes mbledhjes së firmave të delegatëve.

Me 25 vota pro dhe asnjë abstenim apo kundër, kryesia e Degës 9 ka vendosur të njohë Kuvendin e datës 11 si të vetmin Kuvend legjitim, duke konfirmuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen.

“Të 25 anëtarët e kryesisë votuan me 25 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021, si i vetmi Kuvend legjitim, i thirrur në bazë të statutit të PDSH, neni 43 pika 2, nga më shumë se gjysma e anëtarësisë.

Të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës 9 shprehën besimin se Kuvendi i datës 11 dhjetor 2021, ku priten të merren vendime shumë të rëndësishme, do të shënojë një ditë historike për një parti Demokratike më të Bashkuar, më të Fortë dhe më të Hapur”, thuhet në vendimin e Degës 9 të PD Tiranë.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.