E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e Komisionit të Medias flet për qëndrimin kundër në Konferencën e Kryetarëve: Presidenti s’mund të penalizohet për…
Politikë

Kryetarja e Komisionit të Medias flet për qëndrimin kundër në Konferencën e Kryetarëve: Presidenti s’mund të penalizohet për…

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditën e sotme kërkesën e maxhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvendin e Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

I vetmi zë kundër, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ka qenë Fatjona Dhimitri, Kryetarja e Komisionit të Medias.

Dhimitri, e cila në një koment për gazetën, tha se lidhur me kushtetutshmërinë e Presidentit të vendit, mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese.

Fatjona dhimitri

 

Dhimitri shtoi se nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, e ndërsa pohoi se do të votojë kundër rezolutës nëse do të ketë një mocion për shkarkimin e Presidentit Meta.

“Lidhur me dekretin e Presidentit, edhe pse mund të jetë i gabuar nën frymën kushtetuese, gjykata kompetente për t’u shprehur lidhur me kushtetutshmërinë e këtij akti, është Gjykata Kushtetuese.

Nuk jemi ne si opozitë apo maxhorancë që mund të vlerësojmë kushtetutshmërinë e këtij akti. Unë shprehem kundër mocionit për debat në Kuvend lidhur me dekretin e Presidenti.

Nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, pasi i vetmi organ që mund të shprehet për të, është Gjykata Kushtetuese.

Unë nuk mund të shprehem nëse dekreti i Presidentit është i saktë apo i pasaktë, pasi i qëndroj parimit, të respektojmë Kushtetutën, dhe t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë.

Presidenti nuk mund të penalizohet për aktet që nxjerr, sepse në të kundërt, Kushtetuta bie. Unë do të votoj kundër edhe rezolutës në Kuvend, nëse do të ketë mocion për shkarkimin e Presidentit”, është shprehur Fatjona Dhimitri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.