Ksamil/NDËRTIMET PA LEJE po lulëzojnë si kurrë më parë
E pabesueshme ajo që ndodh me paligjshmërinë dhe ndërtimet pa leje në Ksamil.
Vetëm ditën e sotme, nëpërmjet këtyre fotove që denoncohen në Saranda web, ku prej një betoniereje është hedhur beton që në pikë të mëngjesit në gropat e hapura më parë.p
Bëhet fjalë për bazamente të reja, që sic duket nga foto janë për banesa, të vendosura 50 metra mbi pikën e grumbullimit të makinave në Ksamil.
Ndërkohë hidhet dyshimi se inspektorët e ndërtimit mbyllin sytë para këtij realiteti, po ashtu edhe drejtuesit vendore, duke qenë se betonieret që hedhin beton që në mëngjes. As inspektorët e policisë nuk lëvizin përballë kësaj katastrofe ndërtimesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



