E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuçovë, prej 30 vitesh mbetjet hidhen buzë lumit
Lajme

Kuçovë, prej 30 vitesh mbetjet hidhen buzë lumit

Që prej vitit 1987, në buzë të lumit Devoll, në fshatin Rreth Tapi hidhen mbetjet e Kuçovës dhe Kozares.

Pas ndarjes së re territoriale janë shtuar edhe Lumasi e Perondia, duke bërë që mbetjet e 56 mijë banorëve dhe bizneseve të derdhen çdo ditë pranë këtij lumi.

Me kalimin e viteve, lëvizjet demografike shtimin e konsumit, fusha është bërë problematike për banorët. Ajo çfarë ndjejnë përditë është çlirimi i gazrave gjatë djegies por dhe kutërbimit të erës së keqe nga kalbja e mbeturinave. Por rreziku afatgjatë edhe këtu është depozitimi në rrjedhën e ujit të lumit i substancave kimike dhe mbetjet që nuk shpërbëhen. Hedhja e inerteve është problemi urgjent që bashkia e Kuçovës po mundohet ta shmangë.

“Aktualisht plehrat bëhen me ngjeshje që të shmangim ndotjen sa më shumë në fushën ekzistuese..kemi qene në trataiva të bëjmë seleksionimin që në burim. Shpresojmë ta fillojmë sa më shpejt por zgjidhja është një landfill për 4 bashki….Për hedhjen e inerteve do mundohemi t’i çojmë diku tjetër”, thotë Selfo Kapllani, kryetari i bashkisë së Kuçovës.

9782 ton mbetje hidhen çdo vit në buzë të lumit Devoll nga 8600 para reformës territoriale. Siç shihet nga deklaratat edhe vetë zyrtarët e dinë se zgjidhjet e përkohshme nuk janë zgjidhje. Planet flasin edhe për synimin e ndarjes së mbetjeve në burim por në pritje të një landfilli që do të trajtojë mbetjet e së ardhmes, mijëra tonë mbetje të dëmshme po depozitohen me ritme të shpejta në ujërat dhe tokën e kësaj zone në Rreth Tapi ku shtëpia më e aftërt e ndërtuar në 90-ën në tokat e ish koperativës nuk është më larg se 200 metra. /TCH/

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.