E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujt po i vjen radha? “Braho & CO” zbarkojnë në Uashington
Lajme

Kujt po i vjen radha? “Braho & CO” zbarkojnë në Uashington

Vizita e parë e Klodjan Braho në Shtetet e Bashkuara si drejtues i SPAK po shihet si një lëvizje me peshë, që mund të paralajmërojë zhvillime të forta në skenën politike dhe kriminale në Tiranë.

Braho ndodhet në SHBA i shoqëruar nga drejtues të rëndësishëm të strukturës, si Dorina Bejko dhe Vladimir Mara, ku po zhvillojnë takime me institucione kyçe si Departamenti i Drejtësisë i SHBA, FBI dhe DEA. Në fokus të këtyre takimeve është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht ndaj rrjeteve të narkotrafikut.

Kjo vizitë vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara duket se po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë. Pas një periudhe relativisht të qetë në raport me zhvillimet në Shqipëri, një tjetër sinjal i fortë është nominimi nga Donald Trump i Eric Wendt për ambasador në Tiranë, duke pritur miratimin nga Senati.

Historikisht, vizita të tilla të zyrtarëve të SPAK në SHBA janë ndjekur nga zhvillime të bujshme. Në të kaluarën, pas kontakteve të ngjashme ndërkombëtare, figura të rëndësishme si Sali Berisha, Erion Veliaj dhe Ilir Meta janë përballur me procese hetimore apo akuza nga drejtësia.

Fakti që në këtë vizitë janë përfshirë drejtuesit e sektorëve kryesorë – si ai i korrupsionit dhe ai i krimit të organizuar – shton pritshmëritë për një valë të mundshme goditjesh në të dyja frontet.

Ndërkohë, që prej marrjes së detyrës nga Klodjan Braho, ka pasur një mungesë të operacioneve të mëdha publike. Kjo e bën edhe më domethënëse këtë vizitë, e cila mund të shërbejë si pikënisje për një fazë të re aksionesh.

Pyetja që mbetet pezull: kush do të jetë emri i radhës që do të përballet me drejtësinë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.