E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës, arrestohen babë e bir pas një sherri
Lajme

Kukës, arrestohen babë e bir pas një sherri

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes disa të afërmve në fshatin Kosharisht në Kukës.

Mësohet se babë e bir Mustrif dhe Besmir Murataj kanë dhunuar me sende të afërmin e tyre 50-vjeçar.

Policia informon se babë e bir 53 dhe 18 vjeç janë arrestuar, ndërsa bëhet me dije se sherri nisi për motive të dobëta.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, 50-vjeçari ka marrë dëmtime.

“Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

M.M., 53 vjeç, dhe B.M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.