E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi në shitje, kryebashkiaku Gjici nxjerr në ankand aksionet shtetërore të klubit
Lajme

Kukësi në shitje, kryebashkiaku Gjici nxjerr në ankand aksionet shtetërore të klubit

Publik.live  mëson nga burime zyrtare në bashki, se dje është shpallur ankandi për shitjen e 12.5% të aksioneve. Data e zhvillimit të ankandit është vendosur për më 4 prill në orën 12:00.

1

Që prej vitit 2011, kur klubi i Kukësit është krijuar si shoqëri aksionere, 87.5% janë aksione private, pikërisht të kompanisë që ka si administrator Lavdrim Gjicin, vëllain e presidentit aktual të nderit, Safet Gjici, i cili është njëkohësisht kryebashkiak i Kukësit.

Prej një dekade bashkia ka mbajtur 12.5% të aksioneve dhe tashmë pas ligjit të ri të miratuar, institucioni më i lartë i pushtetit lokal, është i detyruar të nxjerrë në shitje aksionet.

Në shpalljen e ankandit, sqarohet se vlera fillestare që bashkia Kukës ka vendosur për shitjen e 12.5% të aksioneve është 65 milionë lekë të vjetër.

Bashkia si autoritet shitës ka vendosur si afat kohor nga të interesuarit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datën 4 prill ora 10:00, pikërisht ditën kur dhe do të zhvillohet ankandi.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë të interesuar për blerjen e 12.5% të aksioneve të klubit, që në dekadën e fundit ka bërë një përformancë fantastike, duke u shpallur kampionë, si dhe fituar kupa e Superkupa.

Kukësi ka arritur të kalojë edhe tri ture në Ligën e Europës gjatë vitit 2013, duke bërë historinë vetëm pak kohë pasi debutoi në elitën e futbollit shqiptar.

Prej një dekade investon në klub kompania e presidentit Safet Gjici, i cili tashmë është edhe kryebashkiak i Kukësit. Skuadra ka tashmë edhe një stadium të ri të ndërtuar, ndërsa aktualisht po kryhen punime edhe për ndërtimin e aneksit stërvitor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.