E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 28-vjeçari në Krujë
Publik News

Kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 28-vjeçar dhe po procedohet në gjendje të lirë një i moshuar, për shkak të moshës.

Mësohet se gjatë kontrollit në oborrin e banesës së shtetasit B.C. 28 vjeç,  u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa. Ndërsa në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, u gjetën fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.