E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kultivuan një parcelë me kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Tiranë!
Lajme

Kultivuan një parcelë me kanabis në pyll, arrestohen dy persona në Tiranë!

Në banesën e njëri prej tyre gjenden 4 armë, dinamit dhe…

Policia ka vendosur në pranga 2 persona të cilët akuzohet se kultivuan një parcelë me kanabis në pyllin e fshatit Pllan.

ARME

Në pranga kanë rënë 66-vjeçari me iniciale V. J., dhe 32-vjeçari me iniciale T. T., banues në Zall-Bastar, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.

Ata akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan.

Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Komisariati i Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, bazuar në masat e përcaktuara në planet operacionale “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plani”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit V. J., 66 vjeç, T. T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.