E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kunati i policit të 313-ës që infektoi prindërit në Mirditë i drejtohet Ramës: Urgjenca e mori pas 8 ditësh?
Publik News

Kunati i policit të 313-ës që infektoi prindërit në Mirditë i drejtohet Ramës: Urgjenca e mori pas 8 ditësh?

Kunati i policit të burgut 313 që shkoi në Mirditë te prindërit e moshuar dhe i infektoi me koronavirus, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama se ai përveç gjobës edhe mund të burgoset.

Gjon Caka i shkruan Ramës se kunati i tij kishte shkuar në shtëpinë e prindërve sepse ata e kishin njoftuar që iu ishte prishur çatia dhe ju pikonte mbi kokë. Më tej, ai shkruan se kunati i tij është kthyer në Tiranë më datë 13 prill dhe vetëm pas 2 ditësh i kanë filluar simptomat, ndërkohë që sipas Gjon Cakës ai kishte telefonuar te numri 127 por ata nuk i kishin shkuar për ndihmë.

“Ai djali eshte kthyer ne Tr te henen pas pashkeve katolike ( 13 prill) dhe pas dy ditesh i kane filluar simptomat e semundjes. Ka marre 127 dhe ata nuk kane shkuar. Telefonatat tek 127 nuk kane ndaluar nga ai djali dhe miqte e tij pasi gjendja e tij perkeqesohej. Pas 3-4 diteve ka shkuar ambulanca dhe as testin nuk ja kane bere!!!!. Megjithese temperatura e tij ishte 39-40. Tensioni i gjakut 12/19, kolle dhe mezi merrte fryme. Kane telefonuar 127 perseri dhe asgje. Nje miku i tij eshte detyruar (te rrezikoje veten ) dhe me makine ta dergoje te urgjenca e lagjes por ajo ishte e mbyllur. Atehere kane shkuar te urgjenca e spitalit. Dhe ata nuk kane bere asgje. Keshtu qe i semure eshte kthyer ne shtepi duke ju dorezuar semundjes i vetem ne shtepi”, shkruan kunati i policit të burgut 313 në Tiranë.

Ai shkruan se në datë 20 prill bashkëshortja e tij dhe njëherësh motra e policit të infektuar përmes një të afërmi tjetër ka njoftuar 127 dhe ajo ka shkruar të nesërmen më datë 21 prill. Atë ditë të riut i është marrë tampon dhe ka rezultuar pozitiv. Pra sipas Gjon Cakës, polici i infektuar ka pritur 8 ditë në shtëpi urgjencën.

Në fund, ai ngre shqetësimin se çfarë do të ndodhë me dy të moshuarit në Mirditë pasi ata nuk mund të kujdesen dot për veten sepse janë moshë e thyer, të dy 83 vjeç. Madje sipas tij, ata i kanë paguar të moshuarëve dhe një grua nga fshati që të kujdesej, por tashmë që janë në karantinë gruan nuk e lejojnë që të shkojë në shtëpinë e tyre për t’i ndihmuar.

LEXONI REAGIMIN E PLOTË TË KUNATIT TË POLICIT TË BURGUT 313:

Po Zoti k/minister,

Ai djali nuk e dinte se ishte i semure. Ai shkoi se prinderit e tij 83 vjecare ishin te vetem. A kujton se shkon kush to ndihmoje ata ne kete karantine?! Ata njoftuan djalin se catia e shtepise se tyre ishte prishur dhe shiu po ju pikonte mbi koke!!!

E megjithate te shohim kronologjine e ngjarjes. Ai djali eshte kthyer ne Tr te henen pas pashkeve katolike ( 13 prill) dhe pas dy ditesh i kane filluar simptomat e semundjes. Ka marre 127 dhe ata nuk kane shkuar. Telefonatat tek 127 nuk kane ndaluar nga ai djali dhe miqte e tij pasi gjendja e tij perkeqesohej. Pas 3-4 diteve ka shkuar ambulanca dhe as testin nuk ja kane bere!!!!. Megjithese temperatura e tij ishte 39-40. Tensioni i gjakut 12/19, kolle dhe mezi merrte fryme. Kane telefonuar 127 perseri dhe asgje. Nje miku i tij eshte detyruar (te rrezikoje veten ) dhe me makine ta dergoje te urgjenca e lagjes por ajo ishte e mbyllur. Atehere kane shkuar te urgjenca e spitalit. Dhe ata nuk kane bere asgje. Keshtu qe i semure eshte kthyer ne shtepi duke ju dorezuar semundjes i vetem ne shtepi.

Fati qe e ka marre e motra e tij (bashkeshortja ime) ne telefon. Ai mezi fliste. Atehere pasi me ka shpjeguar gjithe ate kalvar vuajtjesh por dhe tentativash per ndihme nga 127 qe se ka gjetur kurre une kam marre ne telefon nje mik dhe shok timin per ndihme. Ai ka njoftuar 127 me dt.20 prill. Dhe megjithese urgjenca thane do shkojme ate dite!!! Por ne fakt kane shkuar te nesermen. Dhe rezultati doli pas 24 oresh. Keshtu qe une mendoj se ka shume per te shikuar ne kete rast. Neglizhenca e Urgjences dhe 127 beri kete lemsh te madh.

Tani ti lejme te gjitha pas krahesh.

Po c’far po behet per ata te infektuar? Dy pleqte e infektuar jane te vetem ne shtepine e tyre ne fshat. Ne ju kishim punesuar nje grua nga fshati per tu sherbyer. Por ajo tani nuk lejohet dhe nuk shkon dot. Ata dhe po te ishin pa ate semundje nuk jane ne gjendje te hane as pine vete. Ne i kemi humbur dhe lidhjet telefonoje me ata. Pasi as telefonin nuk mund ta karikojne dhe as nuk mund flasin dot. Keshtu qe ata jane lene ne meshire te fatit !!! A e imagjinoni si mund te luftohet kjo semundje nga dy pleq ne vetmi?!

Prandaj shteti duhet ti marre e dergoje ne spital menjehere nese vertet eshte per ruajtjen e jetes se popullit. Nuk mund te lihen te vetem te karantinuar dy pleq ashtu !!!

Ju lutemi k/minister bej dicka per jeten e tyre. Koha nuk pret !!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.