E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUPA E SHQIPËRISË, GRUPI A/ Kualifikohen ekipet e Superiores, ja të gjitha rezultatet
Publik News

KUPA E SHQIPËRISË, GRUPI A/ Kualifikohen ekipet e Superiores, ja të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar të treja sfidat e Grupit A për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në fazën tjetër është kualifikuar Partizani, Tirana dhe Kastrioti.

“Demat” mundën me rezultatin 3-0 dibranët, bardheblutë mposhtën lushnjarët me shifrat 1-0, ndërsa krutanët dhe dinamovitët u ndanë në barazim pa gola.

Për shkak se ndeshjen e parë Kastrioti fitoi me shifrat 3-1, kalon në turin tjetër dhe Dinamo eliminohet.

PARTIZANI 3-0 KORABI

Partizani: Rexhepi; Zekolli, Menish, Magete, Buxhelaj, Telushi, Zuna, Sota, Mba, Da Silva, Hoti;

Trajner: Xhovani Kolela

Korabi: Çyrani; Lala, Tabaku, Marku, Selmani, Hoxhaj, Xhafa, Kasalla, Demaj; Beshiraj, Joti;

Trajner: Shpend Kumbarçe

TIRANA 1-0 LUSHNJA

Tirana: Lika, Iseni, Luta, Tola, Përgjoni, Meta, Qefalija, Lushkja, Berisha, Nikqi, Gjumsi;

Trajner: Orges Shehi

Lushnja: Kaloshi, Selita, Basha, Isufi, Ruço, Hajdëraj, Arapo, Haxhiu, Kananaj, Camko, Zdrava;

Trajner: Klevis Dalipi

KASTRIOTI 0-0 DINAMO

Kastrioti: Malaj, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Arapi, Mihan, Kaçinari, Bejzade, Onanuga, Ajazi, Çela;

Trajner: Ardian Mema

Dinamo: Krosta; Vokrri, Zhivanaj, Prodani, Bardhi, Smaçi, Denison, Dikson, Allmuça, Fetaj, Preloshi;

Trajner: Nevil Dede

Grupi B, ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit të turit të dytë dhe u duk se nuk pati surpriza.

Laçi nuk gaboi në shtëpi përballë Tomorit, duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe rezultati i përgjithshëm 5-1.

As në “Kukës Arena” nuk pati surpriza, me Kukësin që dominoi me 5 gola Apoloninë, edhe pse rezultati i ndeshjes së parë përfundoi në një barazim pa gola.

Në Rrogozhinë, Skënderbeu u mundua të surprizonte për të përmbysur rezultatin, por Egnatia arriti të dilte me një barazim 1-1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.

REZULTATET:

LAÇI 2–1 TOMORI (3-1)

Biba 61′, Myrta 83′

KUKËSI 5–0 APOLONIA (0-0)

Peposhi 18′, Barbosa 49′, Domi 65′, 82′, Berisha 68′

EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU (1-0)

Fernando 54′ / Agbekpornu (A.G) 45+2′

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.