E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur “shtëpia me qira” e Karçanajt bëhet alibi politike për vjedhjet qindra milionë euro në AKSHI
Lajme

Kur “shtëpia me qira” e Karçanajt bëhet alibi politike për vjedhjet qindra milionë euro në AKSHI

Kur “shtëpia me qira” e Karçanajt bëhet alibi politike për vjedhjet qindra milionë euro në AKSHI

Edi Rama zgjodhi të artikulojë një lloj “apologjie publike” për Mirlinda Karçanaj, duke theksuar se ajo jeton në “shtëpi me qira”. Një detaj personal i hedhur në debat si argument moral: sikur varfëria e deklaruar apo mungesa e një prone në emër të saj të ishte provë pafajësie.

Por çështja nuk është te qiraja.
Çështja është te milionat e grabitura nga një grup i strukturuar kriminal, pak metra larg zyrës së kryeministrit.

Publik Media nuk ka ushtruar dhunë nëse ka raportuar katrahurën me tenderat që firmoste Mirlinda “pa shtëpi”, por me Porsche dhuratë.

Kur kemi raportuar mbi tenderët e fryrë të AKSHI-t, mbi kontratat e përsëritura me të njëjtat kompani, mbi lëvizjet e dyshimta financiare dhe mbi takimet informale jashtë orarit zyrtar, sipas videove të regjistruara nga vetë “zv/kryeministri” në hije, nuk kemi shpifur. Kemi pyetur. Kemi kërkuar transparencë. Kemi kërkuar llogari.

Në një shtet normal, kur një drejtore institucioni publik përmendet në dosje hetimore me zë dhe figurë, kur SPAK hap kapituj të rinj penalë dhe kur qarkullojnë shifra qindra milionë euro për projekte që shpesh rezultojnë me impakt minimal, përgjigjja politike nuk është sentimentalizmi. Është auditimi.

Argumenti “jeton me qira” është retorikë emocionale që të bën për të qeshur. Pse nuk tregohet vetëm rroga që është marrë nga taksat tona?

Nëse nesër zbulohet se një zyrtar ka shpërndarë miliona euro në tendera të dyshimtë, fakti që ai apo ajo nuk ka vilë personale nuk e zhduk përgjegjësinë. Historia e korrupsionit në Ballkan dhe më gjerë është plot me zyrtarë që nuk kanë pasuri në emrin e tyre, por që rrjetet financiare funksionojnë përmes familjarëve, ortakëve apo kompanive të lidhura.

Kryeministri zgjodhi të mbrojë publikisht një ish-zyrtare të arrestuar për grup të strukturuar kriminal nga gjykata me argumente emocionale. Mesazhi që përcillet është i qartë: tallje para kamerave me mijëra biznese që nuk marrin dot shërbim nga “krenaria digjitale” e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasi me shokë.

Në vend të një ndjese, qoftë edhe formale, për vjedhjet dhe procedurat skandaloze të prokurimit – nga Gerondët, kunetërit e Danielët – ku as në skenarë filmash nuk ndodh që të shqyhen miliona euro të taksapaguesve më të varfër të Europës nga një lukuni e babëzitur, ofrohet një histori “qiraje”.

Publik Media nuk akuzon për të dënuar.
Publik Media informon për të kërkuar hetim.

Nëse ka shpifje, ka gjykata.
Nëse ka të pavërteta, ka dokumente dhe video në SPAK.

Por ajo që stonon është përdorimi i “shtëpisë me qira” si certifikatë integriteti për Mirlindën, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. U vodh sa u vodh; tani të dhënat tona dhe AKSHI rrezikojnë të kalojnë, në mos në duart e të njëjtëve, në duart e një “Gysi” të ri të radhes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.