Kurbin, përjashtohen nga primaret 2 kandidatë që u konfliktuan me armë në mbledhjen e PD
Konflikti me armë në mbledhjen e degën e Partisë Demokratike në Kurbin, përjashtohen nga primaret 2 kandidatë.
Përjashtohen nga Primaret dy kandidatët për Bashkinë e Kurbinit, Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza.
Ata nuk do të marrin pjesë në garën e 4 dhjetorit.
Më 28 nëntor një konflikt ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin, gjatë një takimi formal për zgjedhjet për kryetar në këtë qytet.
Konflikti fillimisht ka nisur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Anëtari i PD, Van Rica ka shtënë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



