E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurbin,  policia i vihet pas burrit dhunues që  kërcënonte me armë bashkëshorten
Lajme

Kurbin, policia i vihet pas burrit dhunues që kërcënonte me armë bashkëshorten

Një ngjarje e mundshme kriminale në familje është parandaluar nga policia në Kurbin. 64-vjeçari Gj. Gj. është shpallur në kërkim pasi ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kanosur ta vrasë atë.

Pas denoncimit nga bashkëshortja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit. Megjithatë, ai ka arritur të largohet me shpejtësi sapo ka kuptuar se është njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjera për armë zjarri model 56.

Ekipet vazhdojnë punën për kapjen e shtetasit Gj. Gj., ndërsa materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Kjo ndërhyrje e shpejtë dhe efikase ka parandaluar një situatë të rrezikshme dhe shfaq angazhimin e policisë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga aktet kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.