E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti del nga shtëpia i gëzuar: Sot kemi mbledhjen e qeverisë, do merren vendime të rëndësishme
Publik News

Kurti del nga shtëpia i gëzuar: Sot kemi mbledhjen e qeverisë, do merren vendime të rëndësishme

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka folur pak para seancës ku do të votohet qeveria e re pas rënies së tij, pas mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe pse sot mund të jetë dita e tij e fundit si kryeministër, Kurti teksa po dilte nga shtëpia, në një deklaratë për media tha se ndihet shumë mirë.

Kurti tha se po shkonte në mbledhjen e qeverisë që do të zhvillohet në orën 10:00 ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime  të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”, tha Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.