Kush do të jetë kandidati i demokratëve që do të mposhtë Erion Veliajn në Tiranë?
Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të pregatitet për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme vendore, ku elektorati do të votojë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Disa ditë më parë u përfol se i vetmi kryetar bashkie, që do të rikandidojë për të disatën herë në të njëjtin post, është ai i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, por ende nuk dihet asnjë gjë me siguri.
Ndërkaq, e sigurt është dhe ka qenë kandidatura e Erion Velisë për bashkinë e Tiranës. Por kush do të jetë kandidati i djathtë që demokratët kanë në plan të vendosin kundër Veliaj me shpresën se do ta mposhtin atë?
Ditën e sotme po qarkullon gjerësisht emri i një figure shumë të dashur për elektoratin. Bëhet fjalë për Dashamir Shehin, i cili është një ndër figurat më me eksperiencë në partinë Demokratike dhe kohët e fundit ka fituar goxha simpati për shkak të deklaratave të tij pa filtra.
Nëse PD zgjedh Shehin për “Kalin e Trojës” në Tiranë, kjo nuk do të jetë një eksperiencë e par për të. Ai ka konkurruar edhe në vitin 2000 përballë Ramës dhe Besnik Mustafajt, ku mori vetëm 7 për qind të votave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



