E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush e ‘fundosi’ Ballukun? Manjani: Presione dhe përçarje brenda PS
Lajme

Kush e ‘fundosi’ Ballukun? Manjani: Presione dhe përçarje brenda PS

Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet më të fundit politike që lidhen me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke deklaruar se fati i saj politik është përcaktuar tashmë nga vetë deputetët socialistë.

Në një reagim publik, ish-ministri i Drejtësisë u ndal te përmbysja e papritur e pritshmërive për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke ngritur dyshime për ndërhyrje politike nga brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, ndryshimi i balancës së vendimmarrjes në gjykatë nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga presione të caktuara.

Manjani argumentoi se disa socialistë kanë ndërhyrë për të ndikuar në çështjen që lidhet me Ballukun, duke ushtruar presion dhe duke kërkuar të japin një sinjal politik brenda mazhorancës. Ai e interpreton këtë lëvizje si përpjekje të një grupi të pakënaqur brenda PS-së për të treguar se vijojnë të kenë peshë dhe ndikim në vendimmarrje.

I pyetur nëse në këtë situatë mund të kishte ndikim edhe nga figura të caktuara brenda Partisë Socialiste, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Manjani theksoi se bëhet fjalë për më shumë se një individ dhe se në parti ka aktorë të tjerë që po shfaqin qëndrime kundërshtuese ndaj linjës zyrtare.

Sipas tij, gjashtë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kishin dhënë sinjale se çështja do të merrte një zgjidhje, gjë që kishte krijuar pritshmëri për një vendim përfundimtar. Por ndarja e papritur 4 me 4 në vendimmarrje, sipas Manjanit, tregon për ndërhyrje dhe presione politike që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final.

Ai shtoi se nëse presioni do të vinte nga qeveria, atëherë vendimi do të ishte në një drejtim të caktuar, ndërsa rezultati i barabartë sipas tij dëshmon për një përplasje të brendshme në Partinë Socialiste. Manjani e cilësoi situatën si një “lojë të fortë politike”, ku një grup i vogël por me ndikim ka synuar të japë mesazhin se vijon të jetë aktiv dhe i pranishëm në skenën vendimmarrëse.

“6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ishin të bindur se çështja do një zgjidhje. Edhe në vendimin e bërë kundër qëeverisë ata e kanë dhënë hintin, kanë qenë pro një zgjidhjeje. Ndaj është krijuar pritshmëria se 6 anëtarë janë për t’i dhënë zgjidhje. Kur papritmas ata janë përballur me surprizë, ndarja 4 me 4.

Ilir Toska ka qenë pro. Është e bindur se dikush i ka bërë presion. Nëse do i kishte bërë Rama, Rama donte që ti jepej zgjidhje çështjes.  Unë mendoj se është debat i brendshmë në PS, janë lojëra të pakënaqura brenda Partisë Socialiste. Kjo më duket gjëja më e arsyeshme. Se kur të bën presion SPAK-u rezultati del 8 me 0, ndërsa këtu është 4 me 4, kjo është lojë e fortë politike. 4 me 4 mua më rezulton se një grup i vogël por me potencë kanë dashur të japin një mesazh: që jemi ne gjallë”, tha Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.