Personi që shikoni në foton e mësipërme është 23 vjeçari Regis Runaj, që u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, i qëlluar 7 herë me thikë dhe i zhveshur në mes të rrugës.
Mësohet se rreth orës 22.10, trupi i Regis Runaj është gjetur i pajetë dhe i gjakosur në mes të rrugës, pranë varreszave të qytetit të Elbasanit. 23 vjeçari dyshohet se është ndjekur nga mbrapa dhe pranë rrugës së varrezave është qëlluar 7 herë me thikë.
Shkak kryesor i ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Elbasanin dyshohet se është prishja e pazareve të drogës, pasi pak ditë më parë po në Elbasan u vra miku i Regis Runaj, Emiljano Ramazani.
23 vjeçari Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge.
Videot e mëposhtme tregojnë momentin kur policia dhe grupi i hetimit ka mbërritur në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe ka gjetur trë pajetë dhe të gjakosur Regis Runajn.



