E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 44-vjeçari që ra sot në pranga, tentoi të vjedhë një grua në bankomat
Publik News

Kush është 44-vjeçari që ra sot në pranga, tentoi të vjedhë një grua në bankomat

Kumaraku ka tentuar që t’i marrë paratë një 34-vjeçareje, ndërsa kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat. 44-vjeçari me banim në fshatin Livadhja të Sarandës është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka precedentë të shumëfishtë penalë.Konkretisht, në vitin 2007 ka grabitur dhe ka kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën u dënua me 5 vjet burg.

Kumaraku
Kumaraku
Kumaraku
Kumaraku

Në vitin 2008 iu gjet një celular në qeli, për të cilin dha një deklaratë të rreme ku pretendonte se e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit në Sarandë. Efektivi u arrestua, por më pas u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, që u dënua me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 përmes një pistolete lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” në Sarandë. Një ditë pas ngjarjes së Sarandës, ai dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe është dënuar për “trafik narkotikësh” në Greqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.