E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është biznesmeni që u gjet i vrarë te vila në “Rolling Hills”, moderatorja bën dedikimin prekës: Nuk më besohet…
Publik News

Kush është biznesmeni që u gjet i vrarë te vila në “Rolling Hills”, moderatorja bën dedikimin prekës: Nuk më besohet…

Një biznesmen i madh në Tiranë u gjet sot i pajetë në vilën e tij, në kompleksin “Rolling Hills” në periferi të Tiranës.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Eugert Lazaj, pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit.

Trupi i Lazaj u gjet i pajetë brenda vilës në kompleksin “Rolling Hills” ku banojnë edhe personazhe të tjerë të njohur të politikës dhe jo vetëm. Pranë trupit u gjet edhe arma e krimit, ndërsa policia dyshon se Lazaj i ka dhënë fund jetës në kushte depresioni.

Për ndarjen nga jeta të 37-vjeçarit ka reaguar edhe moderatorja Dajana Shabani. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet e tronditur për ngjarjen dhe thotë se Lazajn e njihte prej vitesh.

erggr345g4gefg.jpg

Viktima, Eugert Lazaj

Për jetën e Eugert Lazaj dihet shumë pak. Ai ishte pronar i kompleksit luksoz “Adorions Palace”, i një vile në një zonë tepër të shtrenjtë të Tiranës dhe i makinave luksoze si “Lamborghini” siç shihet edhe në foto.

“Nuk më besohet që nuk jeton më! Të njoh që 18-vjeç dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira”, shkruan Dajana Shabani.

Kompleksi i Eugert Lazaj në Maminas:

dfasegfwg3g3g_copy.jpg

gsdfgsdfgsdfgdfg_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.